3 qer 2012

GLAUKOMA - TENSIONI I SYRIT


GLAUKOMA - Tensioni i syrit.

Glaukoma paraqet një sëmundje të rëndë të syrit e cila karakterizohet me dëmtin e nervit optik dhe ngushtimin e fushës vizive që shkaktohet në radhë të parë nga rritja tensionit të syrit.
Glaukoma zë vendin e dytë në botë si shkaktar i verbimit sipas Organizatës Botërore te Shëndetësise
Glaukoma është quajtur "vjedhës i qetë i shikimit", sepse zhvillohet pa pasur simptoma të dukshme derisa të zvogëlohet theksueshëm shikimi në njërin sy. Dhe nëse nuk diagnostifikohet dhe mjekohet në kohë shpesh çon në verbim.
Ekzistojnë disa faktorë të cilët mund të rrisin rrezikun e shfaqjes sëglaukomës midis të cilëve: histori glaukome në familje, pirja e duhanit, sëmundja e sheqerit, anemia intensive apo ndonjë tragjedi e përjetuar, tension i lëvizshëm i gjakut në organizëm, hipermetropi e lartë, migrenë, trauma të përjetuara të syrit etj.
glaukoma-disku
glakoma-disku-normalgalukoma-disku-i-demtuar
Fiura 1-3. Demtimi i nervit optik nga glaukoma.
Si pasojë e dëmtimit të nervit optik të syrit, ngushtohet fusha vizive(në fillim bie pamja periferike), e në fund, nëse nuk trajtohet, mund të sjell deri te verbërimi te plotë te pakthyeshëm.
glaukoma-pamje-normale
Figura 4. Pamja normale e syrit te prekur nga glaukoma.
glaukoma-pamje-e-ngushtuar
Figura 5. Pamja e syrit te prekur nga glaukoma. Fusha e pamjes e ngushtuar.

Si shenja të hershme të glaukomës mund të shfaqen: kohë pas kohe shikim jo i qartë, shikim i rrathëve të ndritshëm rreth dritës, dhembje syri gjatë shikimit televizor.
Vizualizimi i dëmtimit të nervit optik bëhet duke kryer ekzaminimin efushës vizive (perimetria). Perimetria është shumë e rëndësishme për përcaktimin e madhësisë së dëmtimit të fushës së pamjes dhe evolimit te semundejes, prandaj duhet të kryhet rregullisht cdo 3-4 muaj. Po ashtu, ekzistojnë edhe metoda tjera me të cilat bëhet fotografimi i nervit optik dhe përcaktimi i dëmtimit të tij, ose trashesinë e fijeve nervore perreth nervit optik (ne OCT).
fusha-vizive-1
Foto 6. Perimetria.GLAUKOMA - TENSIONI I SYRIT

Nuk ka komente: