2 mar 2012


Cilet paciente kan nevoje per proteze okulare?

1. Pacientet pes nderhyrjes kirurgjikale te eviscerimit. 

Enukleimi eshte heqja e kornese se syrit (xhamit te syrit) dhe brendesise se tij. Sklera dhe muskujt qe kryejne levizjen e syrit nuk preken. Gjate operacionit (eviscerimit) formohet vendi i levizshem mbite cilin vendset proteza okulare sic eshte treguar ne figuren me poshte. Proteza e syrit provizore (ose espander) duhet te vendoset qe ne kohet e para pasi eshte kryer operacioni i eviscerimit (ne veresi te situates mund te kete dhe levizje te kohore), sepse vendosja e vonuar mund te sjelle tkurrje te kapakeve dhe zvogelim te zgavres se syrit dhe vendosja e protezes okulare me mase normale behet e veshtire. Per te formuar nje forme sa me funksionale gjate operacionit ne brendesi te skleres impantohet nje mase si tregohet ne figuren me poshte. Pas nje operacioni te tilla protezat okulare jane te levizshme dhe efekti kozmetik qe perftohet eshte optimal. 


2. Pacientet pas nderhyrjes kirurgjikale te enukleimit. 

Enukleimi eshte heqja e syrit komplet se bashku me skleren dhe muskujt qe kryejne levizjen e syrit. Pas nje operacioni te tille protezat okulare jane masive, te palevizshme dhe efekti kozmetik qe perftohet eshte i pjesshem. 


3. Pacientet pes nderhurjes kirurgjikale eksenterimit.

Eksenterimi eshte heqja e syrit se bashku me indet perreth syrit (deri ne masen e prekur nga patologjia). 


4. Ftizis bulbi (subatrofia e syrit).

Ftizis bulbi eshte humbja e funksionit te surit dhe zvogelimi i tij ne permase. Ne keto raste nese doktori nuk rekomandon heqjen e syrit mund te behet vendosja e protezes se syrit.

A eshte e demeshme mbajtja e protezave okulare te femijet?

Mbajtja e protezave te syrit te femijet qe kane nevoje nuk eshte e demshme por eshte e domosdoshme. Mungesa e tyre do sjelli ne difekte kozmetike qe jane te veshtira per tu korrigjuar ne moshe te madhe, pasi sjell ne mos zhvillimi te zgavres se syrit dhe per rrjedhoje ne deformim te gjysmes se skeletit dhe kapakeve ne ane e fytyres ku mungon syri. Pra protezat okulare duhen vene sa me shpejt qe te jete e mundur dhe duhet bere ndryshimi i tyre (rritja e vellimit te tyre) ne varesi te moshes.

Syri u zvogelua a mund te ve proteze okulare pa e bere operacionin? 

Ne duhet bere apo jo operacioni e vendos mjeku juaj ne varesi te patologjise se syrit. Nese syri e ka humbur ndjeshmerine dhe ndermjet kapakeve dhe pjeses se pare te syrit ka distance 2-3 mm, proteza okulare eshte e mundur te mbahet. Megjithate ndonjehere kjo eshte e veshtire sipasoj e ndjeshmerise se larte te kornese dhe mundesise te demtimit te saj nga proteza okulare.

A mund te ndodh qe me kohen ngjyra e protezes okulare te ndryshoje? 

Jo, sepse boja e perdorur per pergatitjen e protezave okulare eshte me cilese te larte dhe ajo eshte e izoluar ne brendesi te disa shtresave akrili dhe nuk eshte ne kontakt me agjenetet e jashtem. Me kohen nga loti, kremi, apo hilacet e perdorura mbi proteze mund te krijohet nje shtrese qe te uli shkelqimin e protezes okulare dhe te zbehi ngjyrat. Nese nje gje e tille ndodh ju duhet te coni protezen okulare aty ku e keni marre dhe me nje procedure te thjeshte ajo rimerr gjendjen e meparshme.

Ne syrin ku kam protezen kam shume sklepa? Cfare duhet te beje? 

Problemi qe ndodh me shpesh te personat qe kan proteza okulare jane sklepat. Shkaqet i formimt te tyre jaqe te shumte:
  1. per te eleminuar mundesine e nje infeksioni apo alergjie duhet te beni nje vizite te mjeku juaj. Nese nuk keni nje problem te tille atehere duhet te shihet proteza e syrit;
  2. nese vendi ku punoni ka shume pluhur apo tym per te evituar sklepat duhet te perdorni me shpesh lubrifikante dhe ta pastroni me shpesh protezen e syrit. te pakten nje here ne vit duhet te shkoni aty ku e keni marre ate per te bere pastrimin dhe perpunimin e siperfaqes se protezes okulare;
  3. nese jeni te lodhur dhe pa gjume sklepat shtohen; 
  4. ne vendet me shume ere, ngaqe siperfaqa e protezes okulare thahet, sklepat shtohen. Ne kete situate hapja dhe mbyllja e shpeshte e syve dhe perdorimi i lotve natyrale (lubrifikateve) do t'ju ndihmonte.

Protezat okulare plastike tani pergatiten ne SHQIPERI me nje cilesi te larte.