RETINOPATIA DIABETIKE
Retinopatia diabetike (RD) është një nga komplikimet mikrovaskulare më të shpeshta të diabetit të tipit I dhe 2. Ajo përbën një prej shkaqeve kryesore të verbimit tek personat nën 60 vjeq.
Zbulimi dhe prevenimi në kohë i komplikimeve që shfaqen tek kjo sëmundje janë me rëndësi të madhe për ruajtjen e qartësisë së të parit të pacientëve dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës. Zbulimi në jo kohë dhe mosmjekimi i retinopatisë diabetike sjell ndryshime dhe komplikime të rënda, të cilat më herët apo më vonë çojnë në verbim.
EPIDEMIOLOGJIA E RETINOPATISE DIABETIKE
Prevalenca e diabetit në popullsin normale është 2%.
Faktorët që infuencojnë në shfaqjen e retinopatise diabetike janë:
Kohëzgjatja e diabetit
Tek diabetikët me kohëzgjatje më pak se 5 vite prevalenca e RD është 10%
Tek diabetikët me kohëzgjatje më pak se 15 vite prevalenca e RD është 45%
Tek diabetikët me kohëzgjatje më shume se 20 vite prevalenca e RD është 70%
Mosha në momentin e diagnostifikimit
Diagnoza e vënë para moshës 30 vjeqare prevalenca e RD është 3.6%.
Diagnoza e vënë pas moshës 30 vjeqare prevalenca e RD është 1.6%.
FIZIOPATOLOGJIA E RETINOPATISE DIABETIKE
Faza paraklinike e retinopatise diabetike lidhet me mikroangiopatinë që prek kapilaret,arteriet dhe venat me kalibër të vogël dhe karakterizohet nga një trashje e membramës bazale dhe humbje të periciteve që qojnë në rritje të permeabilitretit kapilar.
Progresi i retinopatise diabetike kryhet sipas disa proceseve patologjike të cilat janë të lidhura:
Fragiliteti dhe hiperpermabiliteti i kapilareve si rezultat i uljes së rezistencës së pareteve të kapilareve krijohen mikroaneurizmat prej të cilave si dhe prej kapilareve të dilatuara rritet permabiliteti për pasoj kemi edemë të retinës dhe eksudate.
Mikrooclusioni i kapilareve ka si pasoj cfaqjen e zonave retinale ishemike: zhvillimin e AMIR dhe të eksudateve të buta.
Modifikimi i përbërësve të gjakut:
- Hiperagregabiliteti i trombociteve dhe rritja e % së faktorit VIII shtojnë adesionin e trombociteve në muret e kapilareve
- Shtohet viskoziteti i gjakut nga zvoglimi dhe deformimi i eritrociteve duke favorizuar trombozën e kapilareve
- Rritja e rezistencës së qarkullimit të gjakut nga shtimi i proteinave me peshë molekulare të lartë (fibrinogjeni, alfa 2 makroglobulina)
- Rritja e hemoglobinës së glukozuar (HbA1C) qon në hipoksi (hipoteza e aldolazo-reduktazës).
Ndryshimet metabolike qelizore
Zhvillimi i neovazave - formimi i neovazave është rezultat nga njëra anë i ndryshimeve morfologjike të qelizave endoteliale dhe struktures së membramës bazale si dhe nga ana tjetër i proliferimit dhe migrimit të qelizave endoteliale. Krijimi i neovazave nxitet nga faktorët e rritjes si bFGF (basic fibroblast grouth factor) dhe IGF1 (insulin like growth factor 1).
DIAGNOSTIKIMI I RETINOPATISE DIABETIKE
Kontrolli themelor oftalmologjik (përcaktimi i qartësisë së të parit, matja e tensionit të syrit, kontrolle të pjesëve të parme të syve me mikroskop – biomikroskopi)
Kontroll i fundit të syrit të irisit të gjerë (oftalmoskopi indirekte)
Aniografi fluoreshente (AF) me injektim të materialit për kontrast në venë (ngjyrë-fluoreshente) dhe me kamerë speciale për fundin e syrit (fundos kamera), vizualizohen dhe fotografohen ndryshimet patologjike të rrjetëzës dhe enëve të gjakut në fundin e syrit.
Tomografia optike koherente (ОCT - Optical Coherence Tomography) – metodë jonvanzive, pa kontakt, pa rrezik e cila na jep vizualizim të shtresave të rrjetëzës dhe është e lehtë për t’u aplikuar dhe për të ndjekur ndryshimet e qendrës së të parit (makulës) para dhe pas terapisë, si dhe ndryshimet në pjesët e tjera të rrjetëzës.
Ekografia (B scan) – metodë joinvanzive, e cila është e obligueshme tek pacientët të cilët kanë mediume të padukshme të syrit (katarakt apo gjakderdhje në sy). Me këtë lloj kontrolli përcaktohet a ekziston përveç kataraktit ndonjë shkak tjetër për humbjen e shikimit (gjakderdhje, shkëputje e rrjetëzës, tumor e të tjera).
KLASIFIKIMI I RETINOPATISE DIABETIKE
Retinopatia diabetike manifestohet në dy forma, në formë joproliferale dhe proliferale. Gjatë përparimit të procesit tek e para në një moment mund të kalohet në formën e dytë.
RETINOPATIA DIABETIKE JOPROLIFERATIVE
RETINOPATIA DIABETIKE PROLIFERATIVE
Nuk ka komente:
Posto një koment