2 mar 2012


Cilet paciente kan nevoje per proteze okulare?

1. Pacientet pes nderhyrjes kirurgjikale te eviscerimit. 

Enukleimi eshte heqja e kornese se syrit (xhamit te syrit) dhe brendesise se tij. Sklera dhe muskujt qe kryejne levizjen e syrit nuk preken. Gjate operacionit (eviscerimit) formohet vendi i levizshem mbite cilin vendset proteza okulare sic eshte treguar ne figuren me poshte. Proteza e syrit provizore (ose espander) duhet te vendoset qe ne kohet e para pasi eshte kryer operacioni i eviscerimit (ne veresi te situates mund te kete dhe levizje te kohore), sepse vendosja e vonuar mund te sjelle tkurrje te kapakeve dhe zvogelim te zgavres se syrit dhe vendosja e protezes okulare me mase normale behet e veshtire. Per te formuar nje forme sa me funksionale gjate operacionit ne brendesi te skleres impantohet nje mase si tregohet ne figuren me poshte. Pas nje operacioni te tilla protezat okulare jane te levizshme dhe efekti kozmetik qe perftohet eshte optimal. 


2. Pacientet pas nderhyrjes kirurgjikale te enukleimit. 

Enukleimi eshte heqja e syrit komplet se bashku me skleren dhe muskujt qe kryejne levizjen e syrit. Pas nje operacioni te tille protezat okulare jane masive, te palevizshme dhe efekti kozmetik qe perftohet eshte i pjesshem. 


3. Pacientet pes nderhurjes kirurgjikale eksenterimit.

Eksenterimi eshte heqja e syrit se bashku me indet perreth syrit (deri ne masen e prekur nga patologjia). 


4. Ftizis bulbi (subatrofia e syrit).

Ftizis bulbi eshte humbja e funksionit te surit dhe zvogelimi i tij ne permase. Ne keto raste nese doktori nuk rekomandon heqjen e syrit mund te behet vendosja e protezes se syrit.

Nuk ka komente: