2 mar 2012


Cilet paciente kan nevoje per proteze okulare?

1. Pacientet pes nderhyrjes kirurgjikale te eviscerimit. 

Enukleimi eshte heqja e kornese se syrit (xhamit te syrit) dhe brendesise se tij. Sklera dhe muskujt qe kryejne levizjen e syrit nuk preken. Gjate operacionit (eviscerimit) formohet vendi i levizshem mbite cilin vendset proteza okulare sic eshte treguar ne figuren me poshte. Proteza e syrit provizore (ose espander) duhet te vendoset qe ne kohet e para pasi eshte kryer operacioni i eviscerimit (ne veresi te situates mund te kete dhe levizje te kohore), sepse vendosja e vonuar mund te sjelle tkurrje te kapakeve dhe zvogelim te zgavres se syrit dhe vendosja e protezes okulare me mase normale behet e veshtire. Per te formuar nje forme sa me funksionale gjate operacionit ne brendesi te skleres impantohet nje mase si tregohet ne figuren me poshte. Pas nje operacioni te tilla protezat okulare jane te levizshme dhe efekti kozmetik qe perftohet eshte optimal. 


2. Pacientet pas nderhyrjes kirurgjikale te enukleimit. 

Enukleimi eshte heqja e syrit komplet se bashku me skleren dhe muskujt qe kryejne levizjen e syrit. Pas nje operacioni te tille protezat okulare jane masive, te palevizshme dhe efekti kozmetik qe perftohet eshte i pjesshem. 


3. Pacientet pes nderhurjes kirurgjikale eksenterimit.

Eksenterimi eshte heqja e syrit se bashku me indet perreth syrit (deri ne masen e prekur nga patologjia). 


4. Ftizis bulbi (subatrofia e syrit).

Ftizis bulbi eshte humbja e funksionit te surit dhe zvogelimi i tij ne permase. Ne keto raste nese doktori nuk rekomandon heqjen e syrit mund te behet vendosja e protezes se syrit.

A eshte e demeshme mbajtja e protezave okulare te femijet?

Mbajtja e protezave te syrit te femijet qe kane nevoje nuk eshte e demshme por eshte e domosdoshme. Mungesa e tyre do sjelli ne difekte kozmetike qe jane te veshtira per tu korrigjuar ne moshe te madhe, pasi sjell ne mos zhvillimi te zgavres se syrit dhe per rrjedhoje ne deformim te gjysmes se skeletit dhe kapakeve ne ane e fytyres ku mungon syri. Pra protezat okulare duhen vene sa me shpejt qe te jete e mundur dhe duhet bere ndryshimi i tyre (rritja e vellimit te tyre) ne varesi te moshes.

Syri u zvogelua a mund te ve proteze okulare pa e bere operacionin? 

Ne duhet bere apo jo operacioni e vendos mjeku juaj ne varesi te patologjise se syrit. Nese syri e ka humbur ndjeshmerine dhe ndermjet kapakeve dhe pjeses se pare te syrit ka distance 2-3 mm, proteza okulare eshte e mundur te mbahet. Megjithate ndonjehere kjo eshte e veshtire sipasoj e ndjeshmerise se larte te kornese dhe mundesise te demtimit te saj nga proteza okulare.

A mund te ndodh qe me kohen ngjyra e protezes okulare te ndryshoje? 

Jo, sepse boja e perdorur per pergatitjen e protezave okulare eshte me cilese te larte dhe ajo eshte e izoluar ne brendesi te disa shtresave akrili dhe nuk eshte ne kontakt me agjenetet e jashtem. Me kohen nga loti, kremi, apo hilacet e perdorura mbi proteze mund te krijohet nje shtrese qe te uli shkelqimin e protezes okulare dhe te zbehi ngjyrat. Nese nje gje e tille ndodh ju duhet te coni protezen okulare aty ku e keni marre dhe me nje procedure te thjeshte ajo rimerr gjendjen e meparshme.

Ne syrin ku kam protezen kam shume sklepa? Cfare duhet te beje? 

Problemi qe ndodh me shpesh te personat qe kan proteza okulare jane sklepat. Shkaqet i formimt te tyre jaqe te shumte:
  1. per te eleminuar mundesine e nje infeksioni apo alergjie duhet te beni nje vizite te mjeku juaj. Nese nuk keni nje problem te tille atehere duhet te shihet proteza e syrit;
  2. nese vendi ku punoni ka shume pluhur apo tym per te evituar sklepat duhet te perdorni me shpesh lubrifikante dhe ta pastroni me shpesh protezen e syrit. te pakten nje here ne vit duhet te shkoni aty ku e keni marre ate per te bere pastrimin dhe perpunimin e siperfaqes se protezes okulare;
  3. nese jeni te lodhur dhe pa gjume sklepat shtohen; 
  4. ne vendet me shume ere, ngaqe siperfaqa e protezes okulare thahet, sklepat shtohen. Ne kete situate hapja dhe mbyllja e shpeshte e syve dhe perdorimi i lotve natyrale (lubrifikateve) do t'ju ndihmonte.

Protezat okulare plastike tani pergatiten ne SHQIPERI me nje cilesi te larte.

24 shk 2012

Protezat e syrit tani dhe ne shqiperi!!!

PROTEZAT OKULARE PLASTIKE TANI PERGATITEN DHE NE SHQIPERI!!!

Foto te pacientit para vendosjes se protezes okulare provizore. Foto e publikuar me lejen e pacientit.

Foto te pacientit paS vendosjes se protezes okulare provizore. Foto e publikuar me lejen e pacientit.

PER ME TEPER SHIHNI ADRESEN

16 shk 2012

http://www.doktoredmond.com/pacienti/Ambliopia.html

  • Ambliopia - "Syri dembel"

Kur duhet vezita e femijeve te mjeku per te parandaluar ambliopine "syrin dembel"? – Akademia amerikane e oftalmologeve rekondone periudhat e meposhteme per te bere depistimin femijeve:
  • qe nga lindja deri ne 3 muaj;
  • 6 muaj – 1vit;
  • 3 vjec;
  • 5 vjec.
1
Periudha me e mire ediagnostikimit dhe mjekimit te ambliopise "syrit dembel" - sa me shpejt te jete e mundur sapo te jene shenjat e para, dhe cfare eshte me e rendesishme deri ne perfundimin e periudhes kritike (5-7 vjet).
2
Pse eshte e rendesishme te diagnostikohet ambliopia ne periudhe te hershme? – Sepse  mundesia per te mjekuar ambliopine "syrin dembel"ne menyre efektive mbaron ne 5-7 vjet. Vec kesaj, diagnostikimi i hershem sjell reabilitim me te shpejt, qe eshte e rendesishme per te permbushur rekomendimet e mjekut.
3
C’fare parametra te tjere, pervec mprehtesise se shikim, demtohet ne nje pacient me ambliopi "syri dembel"? –
  • Shikimi binocular (stereoskopik) dhe mundesia per te dalluar thellesine;
  • Veshtiresi per te dalluar levizvejet e objekteve;
  • Kontrasti midis ngjurave;
  • Orientimi.
Si mund te mjekohet ambliopia? – Mjekimi i ambliopise "syrit dembel" eshte nje pune e veshtire dhe rezultati varet nga shume faktore. Kryesorja eshte eliminimi i shkakut qe ka sjelle formimin e ambliopise "syrit dembel" . Ne menyrat per mjekimin e ambliopise "syrit dembel" jane: Okluzioni; Penalizimi; Stimulimi me aparate stimuluese.
Sa gjate mund ta mbajme syrin e femijes mbyllur pa rrezikuar formimin e ambliopise dytesore ne syrin qe po mbyllim? – Femija mund te mbaje syrin mbyllur jo me shume se nje jave per cdo vit jete, megjithate ne cdo rast kjo perzgjidhet individuale nga mjeku.
4
C’fare rreziku mund te sjelli mbyllja e vazhduashme e syrit? – Okluzioni i syrit normal eshte mjekimi kryesor i ambliopise "syrit dembel", por ekziston rreziku i formimit te ambliopise okluzionale ne syrin e mire, ne rast se nuk do te behet nje ndjekje e mire e femijes nga mjeku. Vec kesaj gjate okluzionit te plote pamundsia e shikimit binokularmund te sjelli formimin e teteroforise, e cilla mund te coj ne vrengerine e syrit (shtremberimin e syrit).
5
Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj

15 shk 2012

EKZOFTALMI

Ekzoftalmi
7
  • Cfare eshte ekzoftalmi? - Ekzoftalmi eshte dalja perpara e njerit apo te dy syve me shume se 2 mm. Kufiri i normes per diagnostifikimin e ekzoftalmit eshte 22 mm per njerezit e races eupropiane dhe 24 per njerezit e races afroamerikane.
3
  • Si diagnostifikohet ekzoftalmi? - Menyra me e thjeshte per te diagnostifikuar ekzoftalmin eshte duke pare pjesen e syve nga lart qe nga ana e ballit te pacientit. Menyra me e sakte per te percaktuar shkellen e ekzoftalmit eshte duke perdorur nje aparat special qe quhet ekzoftalmometr. Shkalla e ekzoftalmit mund te percaktohet duke pare lartesine e syrit ne tomografine komjuterike.
4
  • Kush eshte shkaku me i shpejte i ekzoftalmit te njeanshem? - Oftalmopatia endokrine (tiroidike - Oftalmopatia Graves).
  • Kush eshte shkaku me i shpejte i ekzoftalmit te njeanshem? - Oftalmopatia endokrine (tiroidike - Oftalmopatia Graves).
5
  • Oftalmopatia endocrine (Oftalmopatia tiroide – Semundja Graves) - semundje autoimmune koplekse multisisteme. Simptomat oftalmologjike mund ti shfaqen te semureveqe jane ne gjendje hipertireoza, eutireoza ose hipotireoza. Shkaku kruesor i problemeve me syte vjen si pasoj e inflamimit dhe ndryshimit te permasave te muskujve te syve ( me shpesh m. rectus inferior dhe m. rectus lateralis) dhe indeve peribulbare. Ne tomografine komjuterike dhe ne rezonancen tomografike vihen re znadhim i permasave te muskujve, kurse tendinat e ketyre muskujve jane te pa ndryshuar. Ekzoftalmi dhe terheqja e kapakeve sjellin komlikacione ne korne, zmadhimi i permasave te muskujve sjellin diplopi dhe jo rralle te kompresion te nervit optik.
2
  • Cilat jane ndryshimet me te shpeshta te lidhura me ekzoftalmin?
    1 - Keratopatia si pasoj e mos mbylljes se kapakeve te syrit. Ne rastet e lehta pacientet ndjejne irritim te syrit, ndjesi te trupit te huaj "reres ne sy", dhe ne rastet e veshtira erozion dhe ulcer te kornese.
    2 - Diplopia - dufishim i figures. Ndodh si pasoj e levizjes (daljes perpara) te njerit apo te dy syve ose si pasoj e mos funksionimit te muaskujeve te syrit.
    3 - Kompresioni i nervit optik. Shenja te kompresionit te nervit optik jane ulja e shikimit, defekt i fushes se shikimit etj.
1
  • Cila metode diagnostifikimi vizuale eshte decizive ne percaktimin e e tiologjise se okzoftalmit? – Ne shumicen e rasteve te dhenat me te qarta merren nga tomografia kompjuterike, pasi kjo metode jep ne menure me te sakte vizializimin orbites dhe brendesise se saj. Ne rastet e demtimit te nervit optik mund te kerkohet rezonanca magnetike.
    8