Protezat e syrit (protezat okulare - sy artificial).
Pregatitjae syve artificial (protezave te syrit) eshte praktikuar qe nga kohet e lashta. Protezat e para te syrit kan filluar te behen nga Egjiptianet e lashte me ar dhe me argjend.
Sot egzistojne ne bote 2 lloje protezash okulare.
Proteza okulare qelqi dhe proteza okulareplastike. Me te perhapura jane protezat plastike te syrit pasi ato jane me lehte per tu prodhuar dhe kane nje kohezgjatje 2 - 3 here me te gjate se protezat prej qelqi te syrit. Protezat e syrit prej qelqi jane pak me te rende dhe ne sidomos ne moshat e vjetra mund te sjellin renie te kapakut te poshtem te syrit te protezuar. Protezat e syrit prej qelqi zakonisht perdoren 1 - 1,5 vjet sepse me kohen zbehen ngjyrat dhe demtohet siperfaqa e saj. Protezat plastike te syrit mund te perdoren me gjate por kerkojne cdo vit perpunimin e sipefaqes se tyre.
Ndryshimi midis protezave okulare provizore dhe protezave okulare individuale qendron ne faktin se protezat e syrit provizore jane te peraferta ne ngjyre e ne forme nga ato qe jane ne gjendje ne kliniken qe ju i merrni. Protezat okulare individuale derdhen ne masen e zgavres se syrit dhe pikturohen ne ngjyren origjinale e keshtu i afrohen shume estetikisht syrit tjeter dhe gjithashtu pjesa prapa e protezave perputhet ne menyre perfekte me zgavren e syrit duke evituar formimin e xhapave qe mund te mbushen me lot. Kjo gje zgjat jetegjatesine e protezave, rrit konfortin per pacientet, i jep me shume levizshmeri protezes si dhe eviton mundesine e infekcioneve kronike.
Per me teper shihni http://www.doktoredmond.com/pacienti/protezat-e-syrit.html