KERATOKONUSI (ektazia ose hollimi i kornese) – eshte nje semundje jo inflamatore, degjenerative qe sjell demtimin e dobesimin e fijeve kalogjenore te kornese dhe si pasoje hollimin, dobesimin e structures dhe deformimin e korenese (xhamit te syrit). Korneja humbet formen e saj dhe merr formen e nje konusi, si dhe hollohet ne pjesen qendrore te saj. Si pasoje progreson astigmatizmi i crregullt dhe ulet ndjeshem shikimi. Ne rastet e avancuara keratokonusi sjell ne ulje serioze te shikimit dhe mund te sjelli deri ne carje te kornese.
Shpeshtesia klinike e shfaqjes se keratokonusit ndryshon ne vende te ndryshme. Keratokonusi prek rreth 0.0002% te populsise sipas statistikese se USA. Sipas disa studimeve perqindja e keratokonusit shkon ne vende te ndryshme deri ne 0,05% dhe ky tregues ka nje tendence ne rritje. Vendi yne per arsye te ndryshme hyn te vendet me perhapje te larte te keratokonusit. Perhapja e semundejes eshte e njejte si ne femrat ashtu dhe ne meshkujt. I prek te dy syte ne menyre asimetrike. Rastet e te semureve me keratokonus jane shtuar kohet e fundit, sidomos ne kontinentin europian. Ka mundesi, qe shtimi i rasteve me keratokonus te kete lidhje me permiresimin e diagnistikimit te semundjes, por edhe me sasine e madhe te operacioneve refraktare, te cilat me pare kryheshin me eksimer lazer e mund te shoqeroheshin me prishjen e teknologjise........
Nuk ka komente:
Posto një koment