27 dhj 2011

Katarakta - Perdja e syrit.

Nëse tek ju është diagnostikuar katarakta (perdja e syrit), mos u shqetësoni, atëherë kjo gjë nuk është një shkak për të humbur kurajon, problemi juaj ka zgjidhje. Në sajë të mundësive të sotme kirurgjikale ne mund t’ju rikthejmë shikimin.
Operacioni në shumicën e rasteve bëhet në mënyrë ambulatore (pra nuk është ka nevojë të qëndroni në spital, por menjëhere pas intervenimit Ju mund të ktheheni në shtëpi). Ndërhyrja kirurgjike për heqjen e kataraktës në ditet e sotme është një ndërhyrje standarde, që kryhet pa dhimbje dhe gati në të gjitha rastet kalon pa komplikacione.
Kohën për operacion e përcaktoni Ju vetë (në marrëveshje me mjekun tuaj okulist) në varësi të shikimit tuaj. Kur Ju shihni që shikimi juaj është i pamjaftueshëm për të kryer punët e përditshme, si për shembull drejtimi i automjetit, leximi, etj., atëherë për Ju ka ardhur koha e nevojshme e operacionit. Por në disa raste, nëse keni pritur shumë dhe perdja është e tejpjekur dhe ka filluar të enjtet dhe të ngjeshi strukturat rreth saj, atëherë ajo duhet sa më shpejt të operohet.
Në këtë material ne ju informojme në mënyre të detajuar për perden e syve dhe mundësitë aktuale të mjekimit.........

Nuk ka komente: