16 jan 2012

Chalazion - Byci i syrit.

Chalazion - Byci i syrit

1

Chalazion- Byci i syrit.

Chalazion - byci i syrit - eshte nje semundje qe prek shpesh kapaket e syrit. Shkaku kryesor eshte bllokimi i duktuseve te gjendrave meibomiane qe ndodhen ne brendesi te kapakeve dhe sipasoj formimi i kisteve ne to. Kistat qe formohet brenda kapakut mbushet me sekretin e keture gjendrave deh sjellin trashjen e kapakeve qe ngjan si nje kokerr. Shpesh keto kishte mund te infektohen. Ne qofte se byci i syrit sjell probleme dhe nuk largohet vet atehere mund te hiqet me ane te nje operacioni te lehte.

C'fare eshte chalazioni?

Chalazioni - Byci i syrit- eshte nje kist e vogel (2-8 mm) ne mbrendesi te kapakut te syrit. Chalazioni me shpesh shfaqet ne kapakun e siperm dhe mund ti prek dhe te dy syte njeheresh.

27 dhj 2011

SINDROMA E SYRIT TE THATE

Sindroma e "syrit te thate" - ( Office Eye Syndrome)

sindroma-e-syrit-te-thate-1

Ne figure shihet carja e shtreses se lotit dhe tharje e kornese

Sindroma e syrit te thate,gjendje e cila manifestohet me pakësimin e sasisë së lotëve ose me ndryshimin e cilesise se tyre. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm.

DISTROFIA E RETINES E MOSHES

Distrofia e retines e moshes - AMD. (Degjenerimi senil i makules)

njolla

AMD –Distrofie qendrore e retines e moshes ose makulodistrofia ( Degjenerimi senil i makules ), eshte shkaktari kryesor i humbjes se shikimit te te moshuarit ne vendet e zhvilluara. Demtohet kruesisht pjesa qendrore e retines - makula qe kryesisht ushqehet nga chorioidea. Makula ka perqendrimin me te madh te fotoreceptoreve ne pjesen qendrore te saj - fovea centralis, me permasa 0.2 – 0.29 mm dhe pergjigjet per shikimin qendror (leximin, shkrumin drejtimin e automjeteve etj.).

Per shkak te moshes, plakjes dhe proceseve te tilla si: hipertonia; ateroskleroza; veprimi i demshem i diellit; trashegimia etj., lendet ushqyese nuk mund te arrijne ne retine.....

PTERIGIUM OSE CIPA E SYRIT

  • PTERIGIUM - Cipa e syrit

Archivo:Pterygium Slitlamp.jpg

PTERIGIUM - (Cipa e syrit) Trashja e konjunktives dhe rritja e saj mbi korne (xhamin e syrit). Kryesisht formohet nga pjesa e brendshme e syrit.

Faktoret qe sjellin formimin e saj jane te shumellojshem: rrezet ultraviolete, sindroma e syrit te thate, pluhuri etj. Nese nuk eleminohet shkaktari, pterigumi progreson ne menure te ngadalte dhe mund te shkoje deri afer qendres se kornese e te mbuloje beben e syrit duke penguar shikimin (si ne figure).